Zhvillime të shpejta po ndodhin në çështjen e lirimit të të paktën 50 pengjeve nga Hamasi, pasi siç raportojnë mediat izraelite, anëtarë të Kryqit të Kuq po kalojnë kufirin mes Izraelit dhe Gazës, për të pritur njerëzit që ishin rrëmbyer.
Channel 12 raportoi se ka një marrëveshje mes Katarit dhe SHBA-së për lirimin e një numri pengjesh me shtetësi të dyfishtë nga Hamasi dhe po flitet se si dhe ku do të zbatohet marrëveshja.