Me siguri tashmë e dini se Loris Karius do të luajë në finalen e Kupës së Ligës angleze. Portieri kryesor i Newcastle Nick Pope mori një pezullim, kështu që vendi i takon Karius i cili nuk ka hyrë në fushë prej dy vitesh. Karius luajti ndeshjen e tij të fundit në 2021 për Union Berlin, shkruan abcnews.al.
Çfarë ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe antiheroi i finales së Ligës së Kampionëve 2018? Ai rregulloi jetën e tij personale. Aq sa të gjithë e kanë zili tani.
Ai është në një lidhje me prezantuesen Diletta Leotta.
Diletta ka lindur më 16 gusht 1991 në Catania, ajo është dy vjet më e madhe se Karius. Leotta është prezantuesja më e njohur në radio dhe TV. Të gjithë fansat e futbollit italian e njohin atë, sepse që nga mesi i viteve 2010 ajo ka punuar në kanale dhe stacione që mbulojnë Serinë A, Champions League dhe turne të tjera të mëdha.
Popullariteti i Diletës është i madh teksa numëron mbi 8.6 milionë ndjekës në Instagram.
Modelja u qortua më shumë se një herë për funde shumë të shkurtra. “Nëse jeni të interesuar për futbollin, atëherë më dëgjoni mua dhe jo vetëm shikoni”, kështu u përgjigjet Diletta atyre që e kritikuan.
Thashethemet për marrëdhënien mes Loris dhe Dilettës u shfaqën në tetor 2022, teksa çifti u kap së bashku në një restorant. Më vonë u konfirmua lajmi, dhe vetë ajo publikoi foto me futbollistin. Një ditë më parë, disa media italiane hodhën informacionin se Leotta ishte shtatzënë. /G.D abcnews.al/