Mediat italiane bëjnë llogaritë e shorteut të “EURO 2024”, Shqipërinë e konsiderojnë kundërshtar të lehtë

schedule15:55 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 15:55 - 1 Dhjetor, 2023

“Sportmediaset” ka bërë një analizë të shkurtër në lidhje me kundërshtarët e mundshëm që mund të ketë kombëtarja italiane ditën e nesërme gjatë shortit të Euro 2024.

Sipas tyre, rreziku më i madh për Italinë do të vijë nga vazoja e parë, ku i tremben Francës, ndërsa gjithashtu theksojnë edhe frikën për Holandën dhe Kroacinë nga vazoja e tretë.

Ndërsa për në vazon e dytë, aty ku ndodhet edhe kombëtarja e Shqipërisë, kudnërshtarët më të frikshëm për ta janë Turqia dhe Danimarka./ h.ll/abcnews.al