Mediat italiane: Alketa, prezantuesja shqiptare që pushtoi Sanremon

schedule15:28 - 7 Shkurt, 2020

schedule 15:28 - 7 Shkurt, 2020

Alketa Vejsiu duket se i ka mahnitur të gjithë shikuesit italianë mbrëmë në festivalin e Sanremos.

Ka nga ata që kanë kritikuar moderatoren shqiptare për faktin që foli më tepër seç duhej dhe pati të tjerë të cilët e kanë mbështetur që në fillimin e festivalit.

Komentet nga mediat italiane kanë qënë të shumta dhe Tgcom i ka kushtuar një artikull ku flet për bukurinë, lirshmërinë që pati në skenë moderatorja shqiptare.

“Është e bukur, energjike si një vullkan dhe e pasur me një karizëm të madhe dhe në skenën e Aristonit pranë prezantuesit Amadeus duket se vodhi gjithë shfaqjen” , shkruan Tgcom24.

Alketa Vejsiu është 36 vjeç dhe është një burim energjie, gjallërie dhe këtë duket se e reflektoi dhe në Sanremo.

Ajo është diplomuar në ekonomi, stiliste, producente, sipërmarrëse dhe mbi të gjitha prezantuese, ajo është një nga fytyrat më të njohura të televizionit shqiptar.

Ajo ka prezantuar edicionet lokale të programeve më të rëndësishme si “Dancing with the stars”, “Tale e cosa show”, “X Factor” dhe “C’e posta per te”, si dhe ekuivalentin e festivalit tonë Sanremo .

Vejsiu është jashtëzakonisht e rezervuar për jetën e saj private, dhe në fakt lejon pak ose aspak të flasin për të në mediat sociale. Ajo është martuar me Ardi Nelaj, me të cilin ka dy fëmijë, vazhdon Tgcom24.

Ajo arriti të bëntë për vete  shikuesit me veshjet marramendëse, por pushtoi edhe admirimin e audiencës me mënyrën e embël se si fliste.

Alketa gjithashtu arriti të pushonte zemrat tona me një monolog kushtuar Italisë dhe dashurisë së saj për italianët, dashuri që është reflektuar dhe në postimet në rrjetet sociale”,  mbyll lajmin Tgcom./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!