Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Media greke: Një nga grabitësit që vrau 20-vjeçaren në sy të fëmijës ishte shqiptar

schedule15:46 - 18 Maj, 2021

schedule 15:46 - 18 Maj, 2021

Sipas mediave në Greqi, autoritetet kanë identifikuar një nga grabitësit që i morën jetën 20-vjeçares Caroline, dhe bëhet fjalë për një shqiptar.

Duke cituar burime ekskluzive, media greke “Espresso”, thotë se bëhet fjalë për një kriminel famëkeq shqiptar. Shqiptari në fjalë raportohet të jetë i dënuar më parë për tentativë vrasjeje, formimin e një organizate kriminale, grabitje dhe një sërë krimesh të tjera.

Së fundmi, ai sapo kishte dalë edhe nga burgu.



Autoritetet thuhet ta kenë identifikuar shqiptarin nga të dhënat që u morën në vendin e krimit por edhe nga përshkrimi që i bëri bashkëshorti i viktimës, piloti 32-vjeçar. Tashmë, 32-vjeçari do të paraqitet në polici brenda 24 orëve për të dhënë detaje të tjera nga ngjarja tragjike.

Përshkrimi i bashkëshortit të Caroline për grabitësit:

“Të dy ishin relativisht të gjatë. Besoj diku tek 1.80 m e të hollë.  I treti ishte më i shkurtër, pak më shumë se 1.70 m dhe më i plotë. Ai dukej se ishte udhëheqësi. Dy burrat e gjatë kishin veshur kapuçë të zinj, mbanin revole në dorë kurse ai i treti ishte pa armë e më tha duke bërtitur: “Ku janë paratë, eh?”…” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!