Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri i kanë dhënë sërish fitoren kryeministrit Edi Rama.
Nis në këtë mënyrë analiza e Euronews, ku theksohet se as skandali i 910 mijë qytetarëve që u skeduan nga Partia Socialiste, nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar. Rama është në pushtet që nga viti 2013.
Tre herë fitues, dhe një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë në 30 vjet post komunizëm.
Në fund socialistët kanë marrë 49% të votave duke lënë prapa Partinë Demokratike të Lulzim Bashës i cili mbeti tek 39%, ndërsa partitë e tjera shumë më larg.
Opozita denoncoi manipulime por pa asnjë shpresë për të përmbysur rezultatin. Partia socialdemokrate e cila ka marrë tre mandate, ishte e para që deklaroi se do të bashkëpunonte me mazhorancën.
Mes të humburve është pikërisht dhe presidenti Meta. Lëvizja socialiste për integrim, parti e drejtuar nga bashkëshortja e kreut të shtetit pati një rënie në elektorat.
Meta nuk kishte asnjë rrugë tjetër, thekson Euronews, se sa të qeshte me pahir: “Ia dola të bëj të mundur që e diela e votimit të ishte e qetë pa dhunë dhe me një pjesëmarrje masive. Dukej e pamundur, por jam i kënaqur që ky 25 prill tregoi ekuilibrin e kombit.”
Duhet thënë se opozita jo vetëm nuk e pranoi humbjen, por shpalli fitoren e saj para publikimit të rezultateve përfundimtare.
/abcnews.al/