Mediat amerikane: Trump dëshironte të pushtonte Venezuelën, s’ e lejuan këshilltarët

schedule17:15 - 5 Korrik, 2018

schedule 17:15 - 5 Korrik, 2018

Sipas Asociated Press, presidenti amerikan Donald Trump dëshironte të pushtonte Venezuelën, por kanë qenë këshilltarët e tij që e kanë ndaluar të marrë një vendim të tillë.

Gjatë një takimi në zyrën ovale në gusht të një viti më parë për për të diskutuar rreth sanksioneve të vendosura ndaj Venezuelës, opresidenti amerikan Donald Trump, pyeti këshilltarët e tij nëse një pushtim i vendit do të kishte sukses.

Ideja e presidentit sipas artikullit të postuar dhe në Tuiter, nga gazetari i Associated press Xhoshua Gudmen, befasoi në atë kohë sekretarin amerikan të shtetit Reks Tillerson dhe ish këshilltarin për sigurinë kombëtare Mekmaster. Të dy të pranishëm në mbledhje.

Mekmaster I shpjegoi kreut të shtëpisë së bardhë se një sulm i armatosur në Venezuelë kundër presidentit Nikolas Maduro, do të rerzikonte marrëdhëniet e Shtetetve të bashkuara të amerikës me vendet e tjera aleate te Amerikës latine. Por pavarësisht mendimit të ekspertëve të administratës amerikane, Tramp i është rikthyer idesë së tij sërish në 11 gusht. Sipas Asociated Pres kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se ushtarët amerikanë ndodhen në të gjithë botën dh enë vendet më të largëta. Venezuela nuk është shumë larg dhe atje ka njerëz që vuajnë dhe po vdesin, ka shtuar ai. Kemi shumë opsione në Venezuelë përfshi dhe atë ushtarak nëse do të jetë i nevojshëm përfundoi Tramp. Ky i fundit ka folur për këtë ide dhe me presidentin kolumbian Huan Manuel Santos dhe me katër liderë të tjerë amerikano jugorë gjatë asamblesë së përgjithshme të kombeve të bashkuara, në shtator të një viti më parë. Por pavarësisht kësaj këshilltarët e tij kanë arritur ta ndalojnë për të ndërmarrë një vendim të tillë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!