Mediat Amerikane: Presidenti Trump është zyrtarisht obez, peshon 110 kg

schedule10:35 - 15 Shkurt, 2019

schedule 10:35 - 15 Shkurt, 2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp është zyrtarisht obez. Mediat amerikane raportojnë se sipas të dhënave të kontrollit të fundit shëndetësor pasha e tij është 110 kilogramë.

Peshorja shënon 110 kilogramë, dy kilogramë më shumë se sa një vit më parë: kështu Presidenti amerikan Donald Tramp është shpallur zyrtarisht obez. Edhe pse shëndeti i tij në përgjithësi konsiderohet i mirë, mga analiza mjekësore e përvitshme, ai doli me një peshë më të madhe se një vit më parë.

Sipas organizatës botërore  të shëndetësisë, nëse një person peshon më shumë se 100 kilogram, duke llogaritur dhe gjatësinë e tij, konsiderohet obez.

Mediat amerikane raportojnë se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shpenzuar 50 mijë dollar për të përmirësuar stimulatorin e golfit në rezidencën presidenciale. Sipas CBS presidenti ka paguar personalisht këtë aparaturë që zë një dhomë të tërë në presidencë. Presidenti amerikan e adhuron sportin e golift dhe këtë e dëshmon fakti se është i vetmi që ka 17 klube golfi në të gjithë botën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!