Media zvicerjane jehonë Sarandës për pushime, Rama: Shqipëria renditet e para

schedule14:44 - 29 Gusht, 2022

schedule 14:44 - 29 Gusht, 2022

Shqipëria turistike vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja. Së fundmi kryeministri Edi Rama ka publikuar një shkrim nga mediat zvicerane, “20 Minutes” e cila në një artikull kushtuar turzimit, rendit Sarandën ne vendin e parë për të kaluar pushimet e shtatorit.

“20 Minutes”, një media shumë e njohur zvicerane, në një artikull të fundit të saj iu sugjeron lexuesve që të vijnë për pushimet e shtatorit në Shqipëri?

Shqipëria renditet në artikull si destinacioni i parë i preferuar, krahas Stambollit, Hieres në Francë, Algraves në Portugali dhe Kalabrisë në Itali?” shkruan kreu i Qeverisë, Edi Rama.

Shkrimi në “20 Minutes”:

5 destinacione ku të shijoni detin në shtator

Dielli, kuzhinë e shijshme, bukuri piktoreske dhe çmime të përballueshme. Këto pika janë bërë për të shijuar fundin e verës.

Koha e kthimit në shkollë nuk ka ardhur ende! Shtatori është, në shumë mënyra, një nga periudhat më të mira të vitit për të shijuar pellgun e Mesdheut. Pas valës së të nxehtit, temperaturat mbeten mjaft të buta për not, kuzhina është e shijshme, vala e madhe turistike ka kaluar dhe çmimet po bien. Këtu janë pesë destinacione evropiane për t’u vizituar.

Saranda është një qytet port në jug të Shqipërisë, afër kufirit me Greqinë. Duke marrë rrugën që të çon në Ksamil, një fshat simpatik në një gadishull, mund të shihni Korfuzin nga larg. Vendi është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Edhe më në jug, vizitoni (qasje me varkë) dy ishuj të vegjël: Stilitin dhe Tongo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!