Media ukrainase: Putin shpërbleu oficerët rusë të burgjeve disa ditë pas vdekjes së Navalny

schedule15:46 - 20 Shkurt, 2024

schedule 15:46 - 20 Shkurt, 2024

Presidenti rus, Vladimir Putin ka shpërblyer oficerët e Shërbimit Federal të Ndëshkimit të Federatës Ruse disa ditë pas vdekjes misterioze të liderit opozitar, Alexei Navalny. Sipas “ukraneës”, Putini me një dekret përkatës ka shpërblyer 4 oficerë për shërbimet e tyre, 4 ditë pas vdekjes misterioze të Navalny në burg.

Presidenti rus, për të cilin Navalny ishte një rival kryesor politik, i dha gradën speciale të nënkolonelit të shërbimit të brendshëm Valery Boyarinov, zëvendësdrejtor i Shërbimit Federal të Ndëshkimit.

Promovimi i Boyarinov më 19 shkurt ishte “shpërblimi përfundimtar i Putinit për torturën”, shkroi Ivan Zhdanov, drejtor i fondacionit kundër korrupsionit, në X, duke postuar një foto të dekretit të promovimit.

“Çmimi Personal i Putinit për Torturë dhe Vrasje. Zëvendës kreu i FSIN Boyarinev, i cili mbikëqyri torturën e Alexei Navalny, u promovua në gradën e nënkolonelit nga Putini tre ditë pas vrasjes. Boyarinov personalisht mbikqyri torturën e Alexei Navalny në burg,” shkroi Zhdanov.

Një tjetër nënkryetar i Shërbimit Federal të Ndëshkimit, Alexander Rosin, mori gradën speciale të gjeneral-lejtnant të shërbimit të brendshëm.

Shefit të Departamentit të Personelit të Shërbimit Federal të Ndëshkimit, Alexander Fedorov dhe nënkryetarit të Departamentit të Çështjeve të Shërbimit Federal të Ndëshkimit, Dmitry Sarovatov, iu dha gjithashtu grada speciale e gjeneral-majorit të shërbimit të brendshëm.

Katër ditë pas vdekjes misterioze, të afërmit dhe miqtë e Navalny nuk janë ende në gjendje të kenë akses në trupin e tij. Thirrja dramatike e nënës së tij, Ludmila Navalnaya, për të parë trupin e djalit të saj ka tronditur opinionin publik. Forcat ruse të sigurisë deklarojnë nevojën për kryerjen e testeve.

Gjithashtu, ata ende nuk e kanë përmendur shkakun e saktë të vdekjes së Navalny, ndërsa gruaja e tij, Yulia Navalnaya, tha se ishte e vendosur për të zbuluar ngjarjen, pas së cilës thotë se qëndron Putin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!