Media serbe: Deklaratat e Hoyt Yee, jo në harmoni me BE

schedule12:37 - 8 Nëntor, 2017

schedule 12:37 - 8 Nëntor, 2017

Sipas mediave serbe, burime nga bashkimi Europian kanë komentuar se deklaratat e diplomatit amerikan Holyt Yee në Beograd nuk kanë qenë në harmoni me Bashkimin Europian dhe se ai ka shprehur këndvështrimet e tij

Agjencia serbe e lajmeve Beta raporton se burime të bashkimit Europian shprehen se deklaratat e bëra nga ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Yee në Boegrad gjatë vizitës së tij në muajin tetir, janë thjesht këndvështrime të tija dhe jo në harmoni me Bashkimin Europian. Yee kishte deklaruar se Serbia nuk do të shënojë progres në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian nëse nuk shkëput lidhjet me Rusinë

Burime diplomatike nga Be duke iu përgjigjur pyetjeve të agjencisë serbe të lajmeve konfirmuan se nivelet më të larta diplomatike ruse i kanë kërkuar Bashkimit europian që të shpjegojë se ku e gjen Uashingtoni të drejtën për të vendosur në emër të BE nëse një vend duhet të anëtarësohet apo jo.

Pyetjes për shpjegimin e domethënies së mesazhit të Yee ndaj presidentit serb Aleksandar Vucic, se do të kishte pasoja nëse Serbia nuk respektonte qëndrimin e Uashingtonit për pavarësinë e Kosovës dhe se Serbia nuk duhet të prekë integritetin territorial të Kosovës, burimet e BE – anonime, iu përgjigjën se nuk e kishin të qartë se cfarë nënkuptonte diplomati amerikan me këtë.

Qarqet diplomatike në Bruksel theksuan se paralajmërimet e YEE mund të kuptohen në kontekstin e dialogut të brendshëm për Kosovën, të nisur nga presidenti Vucic, si dhe për deklaratat e ministrit të jashtëm Dacic për arritjen e një marrëveshje të përhershme në interes të shqiptarëve të kosovës dhe serbëve. abc news