Media italiane: Dybala ka blerë shtëpi në Milano

schedule15:20 - 18 Maj, 2022

schedule 15:20 - 18 Maj, 2022

E ardhmja e Dybala duket gjithmonë e më pranë Interit.

Sipas “Calciomercato”, sulmuesi argjentinas ka blerë një apartament në Milano, në një ndërtesë në katin e pestë pranë selisë së klubit zikaltër.

Blerja e kësaj prone thuhet se ka përfunduar muaj më parë, gjë që mund të sugjerojë një dëshirë specifike të Dybala për t’u lidhur me projektin zikaltër pas përfundimit të përvojës së tij te Juventus./ h.ll/abcnews.al