E perditshmja greke, Protothema, bën me dije se, janë arrestuar ditën e sotme, dy shqiptarë të moshës 20 dhe 24 vjeç, në kufirin shqiptaro-grek të rajonin e Kosturit. Dy të rinjtë, ishin duke mbledhur bimë medicinale në shpatin e malit të Gramozit, në pjesën e kufirit grek.
Të rinjtë kishin arritur të mblidhnin, rreth 27 kg të kësaj bime, me qëllim shitjen e saj në tregun shqiptar, por janë pikasur nga policia kufitare greke, e cila ka bërë sekuestrimin e bimës dhe arrestimin e dy të rinjve shqiptarë.
Media greke bën me dije se kjo është hera e dytë, brenda pak ditëve, që kapen shqiptarë, të cilët tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme./abcnews.al