Media greke: Po vijnë tonelata me kanabis nga Shqipëria, e pamundur të kontrollohet kufiri

schedule22:45 - 7 Mars, 2021

schedule 22:45 - 7 Mars, 2021

Në kulmin e pandemisë dhe rikthimit të tensioneve me Greqinë, media greke “Protothema” risjell edhe njëherë reportazhin e BBC-së në fund të vitit të kaluar në disa fshatra të Janinës lidhur me trafikun e kanabisit nga Shqipëria. “Rruga e hashashit është e hapur plotësisht përmes Shqipërisë” shkruan media greke.

E pamundur të kontrollohet kufiri greko-shqiptar pavarësisht përpjekjeve të rojeve kufitare greke dhe forcave Frontex. Taktikat e tregtarëve shqiptarë të drogës janë me organizim perfekt, në vendin fqinj ka korrupsion dhe mbështetje për kultivuesit e hashashit” shkruan “Protothema”.

Në qendër të vëmendjes mund të jetë koronavirusi, konflikti greko-turk dhe rastet e përdhunimit e dhunës fizike, por kjo nuk do të thotë se këto janë problemet e vetme me të cilat përballet vendi ynë. Për fat të keq, ndonjëherë këto probleme nuk qëndrojnë brenda kufijve grekë.

Problemi me të cilin do të merremi gjerësisht sot, vjen nga Shqipëria dhe ka të bëjë me importin e sasive të mëdha të hashashit nga vendi fqinj në Greqi. Fatkeqësisht, këto sasi janë të destinuara për vendin tonë, por edhe përmes tij në tjetër të Evropës.

Në fillim të dhjetorit 2020, BBC bëri një reportazh të plotë në fshatrat e largëta të Pogonio dhe vendin tonë, megjithëse dihet se po bën përpjekje të mëdha për të ndaluar dhe arrestuar trafikantët e drogës, konsiderohet vendi ideal i trafikut të drogës” shkruan më tej “Protothema”.

Në kohët e fundit janë kapur disa ngarkesa me kanabis në Greqi, origjina e të cilave ishte Shqipëria./ db/ Abcnews.al