Policia greke arrestoi një të shumë kërkuar shqiptar në makinë bashkë me Alket Rizain dhe Vasili Paleokostan të premten gjatë natës në Lamia.
Shqiptari ishte i shpallur në kërkim prej disa vitesh për një atentat të kryer në tetor 2017, ku mbeti i vrarë një biznesmen shqiptar dhe u plagosën dy të tjerë në një lokal në Athinë, raporton abcnews.al.
Mediat greke raportojnë se drejtuesit e departamentit për zbardhjen e vrasjeve kishin mbajtur të fshehtë urdhrin ndaj tij në mënyrë që të mos ndihej i kërcënuar teksa qarkullonte me automjet ndërkohë që të gjitha lëvizjet e tij regjistroheshin.
I shumë kërkuari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik, kishte planifikuar që të arratisej në Londër.
Huffpost.gr raporton se nuk është rastësi që ai shoqërohej me Vassilis Paleokostas, një nga emrat më të njohur në shtetin grek, në kohën kur kishte dalë me leje nga burgu Domokou
Rizai u ndalua të premten në kryqëzimin e Qipros ndërkohë që duhet të ishte në qelinë e tij në burgun Domokou. Policia ndaloi BMW me të cilën ai udhëtonte për një kontroll rutinë por kur u hap dera e pasagjerit ajo u trondit kur pa të dënuarin Alket Rizai./abcnews.al

