Media greke: 36-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë në qeli

schedule17:20 / 08/12/2019

Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur pa jetë në qelinë e burgut grek të Agias. Mediat greke shkruajnë se shkaqet për vdekjen ende nuk janë bërë të ditura nga autoritet. Nga të dhënat paraprake dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e shkaqeve patologjike. Sakaq kanë nisur hetimet dhe pritet përgjigjja zyrtare e autopsisë, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur.

“I burgosuri ishte me origjinë shqiptare dhe u gjet i vetëm në qelinë e tij, pa asnjë shenjë të dukshme dhune që mund ti ketë shkaktuar vdekjen”, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Trupi i pajetë është dërguar në spitalin e Hanias ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

schedule17:20 / 08/12/2019