Media gjermane: Negociatat, Merkel do të bindë Francën të heqë veton kundër Shqipërisë

schedule11:32 - 12 Tetor, 2019

schedule 11:32 - 12 Tetor, 2019

Agjencia e lajmeve gjermane “DPA” në një shkrim publikuar online shkruan se Kancelarja gjermane Angela Merkel do të përpiqet të bindë Presidentin e Francës Macron te heqe dorë nga vetoja e tij për Maqedoninë dhe Shqipërinë në lidhje me procesin e tyre të anëtarësimit në BE.

Agjensia gjermane e lajmeve DPA raporton gjithashtu se “Franca synon të bllokojë hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Maqedoninë dhe Shqipërinë në tetor”.

Kjo u raportua gjithashtu nga Reuters dje, dhe “ndoshta do të shfaqet si një çështje diskutimi gjatë një takimi të planifikuar midis Merkel dhe Macron të Dielën, përpara mbledhjes së Këshillit Evropian javën e ardhshme”, shkruan DPA.

Agjencia gjermane citon gjithashtu një diplomat evropian të cilin nuk e identifikon në Bruksel i cili thotë se shpreson që Parisi të rikonsiderojë vendimin e tij dhe nuk do të mbetet e vetmja që mendoj kështu për këtë çështje.

“Gjermania miratoi hapjen e bisedimeve të pranimit me të dy vendet në tetor, ndërsa Hollanda dhe Danimarka janë dakort vetëm për Maqedoninë që të fillojë bisedimet.

Vendet e tjera shihen si kryesisht pozitive për Maqedoninë dhe Shqipërinë, me një vërejtje që Greqia dhe Bullgaria nuk duan të shohin që të dy shtetet të ndahen ne kete proces” shkruan me tej DPA.

Sakaq, ne nje shkrim botuar te shtunen e kaluar Reutres raportonte se “nëse ministrat e BE nuk arrijnë të bien dakord përsëri, çështja mund të diskutohet në samitin e liderëve kombëtar me 17-18 Tetor në Bruksel”.

“Atëherë do të ishte ne doren e Merkel të bindtte Makronin, nëse është e mundur,” tha një diplomat i lartë per Reutres.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!