Në një shkrim të zgjeruar, prestigjiozja franceze “Le Figaro” ka tërhequr vëmendjen e lexuesve për bukuritë dhe komoditetin që ofron turizmi në Shqipëri. Në vendin e “shqiponjave” thuhet në artikull, mjafton një pasaportë dhe pak fjalë shqip për të kaluar pushime të paharruara.
“Shqipëria, destinacioni i ri turistik në zemër të Evropës”. Me këtë titull prestigjiozja franceze “Le Figaro” ka tërhequr vëmendjen e lexuesve të cilët në një artikull të gjatë mund të informohen për gjitha bukuritë e vendit tonë.
Fakti që për të vizituar shtetin e “shqiponjave” nevojitet vetëm një pasaportë, e bënë më të lehtë udhëtimin e turistëve që duan të shohim nga afër rivierat shqiptare.
“Nuk ka nevojë për vizë për të shkuar në Shqipëri: edhe pse ky shtet nuk është pjesë e Bashkimit Evropian , mjafton një pasaportë për ta vizituar” thuhet në artikull.
Po ashtu në shkrim theksohet edhe klima mesdhetare që ofron vendi jonë.
“Shqipëria ofron një mot mesdhetar pasi rrethohet nga një vijë bregdetare mahnitëse dhe malet e larta. Gjatë verës, Shqipëria është kudo me diell, e karakterizuar nga një mot i nxehtë.” Thuhet ndër të tjera.
Me një sens humor, artikulli ve në dukje edhe mënyrën se vendasit thonë “jo” apo “po”.
“Është një shenjë miratimi që ne menduam se ishte universale: duke tundur kokën lart e poshtë për të thënë “po” dhe duke e lëvizur nga e djathta në të majtë për të thënë “jo”. Në vendin e shqiponjave është e kundërta: tundim kokën për të thënë “po” dhe e lëvizim kokën për të thënë “jo”. Në fillim shkakton keqkuptime. Për të shmangur çdo konfuzion, mësoni disa fjalë shqipe.” Thuhet ndër të tjera.
Për të formuar një imazh të plot të Shqipërisë për turistët, në artikull janë renditur edhe disa nga ngjarjet më të rëndësishme historike.
/abcnews.al