Mediat e pavarura në Venezuelë raportojnë për praninë e dy avionëve ushtarakë dhe rreth 100 ushtarëve rusë në vend. Dyshimi është se dy avionët shërbejnë për t’u ngarkuar me ar dhe metale të çmuara.
Dy avionë ushtarakë rusë prej ditësh qëndrojnë në aeroportin e Karakas, ndërsa një mijë ushtarë të Moskës kanë mbërritur në Venezuelë për të mbrojtur presidentin Nikolas Maduro nga një grusht i mundshëm shteti.
Lajmi fillimisht është publikuar nga një reporter i pavarur vendas, Havier Majorka, dhe më pas është ripublikuar në media të ndryshme. Rusia kishte premtuar dërgimin e ndihmave, por këtë herë rusët i shpërndajnë vetë lajmet.
Në ambasadën ruse në vend thuhet se, nuk ka më sekrete pasi ekzistojnë kontrata të firmosura mes dy vendeve që duhen respektuar. Në fund të muajit mars, Venezuela duhet të paguajë një shumë të madhe parash për të marrë ndihmat e radhës.
Mes personave që kanë mbërritur në vend, nga Kremlini është dhe gjenerali rus Vasili Tonkoshkurov, kreu i Drejtorisë së Mobilizimit të Forcave të Armatosura të Kremlinit dhe 35 ton mjete të ndryshme.
Dyshimi është se, dy avionët shërbejnë për tu ngarkuar me ar dhe metale të çmuara, dhe nuk është rastësi që një nga dy avionët është larguar nga vendi pa u marrë vesh se çfarë transportonte.
Ndërkohë vendi po vuan një tjetër ndërprerje të energjisë elektrike në 23 rajone përfshirë dhe Karakas. Dhe njëherë më shumë ministri i komunikimit Horge Rodriguez deklaroi se, shkaku është një sulm që i është bërë digës hidroelektrike të Gurit./abcnews.al