Media e ftohur në… zona ‘të rrezikshme’!

schedule10:33 - 4 Mars, 2022

schedule 10:33 - 4 Mars, 2022

Nga Edi Oga

“Media është thjesht një fjalë që ka përfunduar të nënkuptojë gazetarinë e keqe!”

Ky është përkthimi im i një prej thënieve monumentale të shkrimtarit dhe gazetarit anglez Graham Greene.

Programet politike të mbrëmjes në televizionet shqiptare, i janë dedikuar totalisht luftës në Ukrainë. Totalisht e panevojshme! Në kohët e sotme kur informacioni na vjen në telefon në kohë reale, me zë e figurë, është idiotësi të presësh darkën për të mësuar se çfarë ndodhi atë mëngjes. Sidomos të panevojshme janë lidhjet “live” me zonat (gjoja) të rrezikshme!

Vaniteti i redaksive dhe gazetarëve “të guximshëm”, është i perceptueshëm edhe nga shikuesi mesatar. Në vend që të na emocionojnë me pamje familjesh që lënë vendin e tyre, fakt për të cilin ne nuk kemi as faj as zgjidhje, do të ishte më e udhës të merreshin me efektin imediat të luftës tek ne; rritjen e çmimeve. Nëse kjo iu duket pak, le të merren me “kancerin” që po mbyt këtë vend, me korrupsionin shtetëror!

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!