Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Medalja e artë e maturantit/ 18 vjeçari nga Tirana rrëfen vlerësimin dhe emocionin

schedule15:00 - 17 Janar, 2026

schedule 15:00 - 17 Janar, 2026

Mes 190 nxënësve të vlerësuar me medalje ari nga Kryeministri Edi Rama për arritje të shkëlqyera në maturën shtetërore 2024-2025, Gentian Berisha është maturanti i parë i renditur në Republikën e Shqipërisë për rezulatin 10 apsolute.

18-vjeçari nga Tirana është ish-maturantë i gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet, i cili gjatë viteve të studimit nuk e ka njohur notën 9, por, edhe provimet e maturës i ka marr të gjitha 10-ta.

“Ky djalë nuk është mirë, është shumë mirë… po si nuk more një 9, e merr robi për qef…”



Orët e gjata mbi libra dhe netët e panumërta pa gjumë, janë shpërblyer më së miri. Gentiani përshkruan ndjesin e veçantë që përjetoi në ceremoninë e ndarjes së medaljeve në dhjetorin që lam pas.

“Ndjesia që përjetova kur mora medaljen si një kurorzim të asaj disiplinës dhe përkushtimit që kam pasur gjatë rrugëtimit arsimor parauniversitar ka qenë një ndjesi mjaftë e bukur, e papërshkrueshme. E kam ëndërruar, por, në fund të ditës u bë realitet. Një ndjesi që s’do ta harroj, do ta mbaj mend për gjatë, pasi është një vlerësim mjaft dinjitoz, që kurorzohet me të gjitha notat e gjimnazit 10-ta, dhe provimet e maturës gjithashtu 10”.

Të mbarosh me rezultate 10 apsolute, aq sa është e bukur, është edhe e vështirë për të zgjedhur profesionin e jetës, pasi mundësia për të kapur degët më të lakmuara është e garantuar. I gjendur në udhëkryq mes, Mjekësis, Arkitekturës dhe Inxhinieris së Ndërtimi, Gentiani na tregon arsyen se përse kjo e fundit i rrëmbeu zemrën.

“3 ishin opsionet e profesonet që pretendoja per të ardhmen. Isha mes arkitekturës, inxhinierisë së ndërtimit dhe mjekësisë. Duke qenë se kam pas pasion matematikën, por, edhe dorë për pikturë se jam marr me artë për 7 vite. Zgjodha këtë degë që gërsheton aftësin me pasionin.”

Çelësi i suksesit për Gentianin nuk vjen vetëm nga pasioni, por, dhe nga disiplina e rreptë me orë të zgjatura mbi libra.

“Për të arritur rezuktate të larta është një proces mjaftë sfidues. Pavarësishtë pasionit dhe aftësisë, duhet edhe disiplinë e orë të gjata. Ndoshta deri në orët e vona të natës.”

Sa orë në ditë studion Gentian?

“Balanca shkon deri në 5-6 orë, deri pas mesante”……

Rrugëtimin e suksesshëm akademik, Gentiani nuk ia njeh si meritë vetëm vetes, por, edhe familjes e çdo mbështetjeje që ka shërbyer si gur themeli në rrugëtimin e tij.  Ai ka edhe një mesazh për bashkëmoshatarët.

“Do ju sugjeroja të kenë vetbesim dhe mënyra më e mirë do ishte rruga arsimore. Pavarësisht ku është fokusuar, ta bëj në mënyrën më të mirë të mundëshme….”

Rezultatet e shkëlqyera Gentianit i hapen shumë dyer si në universitetet brenda vendit, por, edhe jashtë kufijëve. Megjithatë,  ai thotë se zgjodhi Shqipërinë për të qenë sa më afër familjes dhe njerezve te tij. Në një ditë jo shumë të largët ai synonqë specializimin ta kryej jashtë vendit, dhe eksperiencën e fituar ta kthej në punë të mira në Shqiperi.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!