Nisma që ka ndërmarrë së fundmi kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin nuk do të ketë kthim pas sipas ish ushtarakut Artur Meçollari.
Në një lidhje direkte për ABC News ai është shprehur se në të gjithë këtë çarje mes Prigozhin dhe Putin, Ukraina është ajo që del e fituar, nëse do të shfrytëzojë momentin për të kryer ofensivat kundër forcave ruse që kanë pushtuar disa rajone.
“Nuk jam në gjendje që të them se ka marrë një garanci nga perëndimi, por kundërvënia ndaj Putinit duket se tregojnë se ai është në krahë të Ukrainës dh perëndimit. Kam përshtypjen e çarja mes Pregozhin dhe Putin është në kufirin maksimal dhe nuk besoj se do të ketë kthim pas, por nuk e di të caktoj se cili do të jetë suksesi i tij në këtë rrugëtim, por Ukraina ka momentin më të favorshëm për të zhvilluar ofensivën e tij ndaj Ukrainës, pasi ka një çoroditje të forcave ruse dhe vendimi i tij ka rënduar shumë moralin e forcave. Dalja e Putin në konferencë të menjëhershme tregon se Rusia është në vështirësi.
Ukraina duhet që të ndërmarrë ofensivën e saj ndaj forcave ruse në zonat e pushtuara, pasi nëse deri më tani e ka pasur në nivele të ulëta kapacitetin e saj në këtë moment është më e e lehtë ta ndërmarrë një hap të tillë. Situate e krijuar në Rusi do e detyrojë të ulet në negociata ose të vijojë deri në fund. Rusia sot është në luftë civile nga ana tjetër Ukraina ka më shumë mundësi që të krijojë sa më shumë ofensiva për territoret e saj të pushtuara”, është shprehur Meçollari.
Ndër të tjera ai ka theksuar se ngelet për tu parë edhe veprimet nga ana e Putin, pasi sipas tij ai është i paparashikueshëm dhe mund të përdorë çdo metodë për të arritur synimet e tij.
Ish ushtaraku ka vënë theksin te grushti I shtetit ku ka theksuar se për momentin nuk kemi të bëjmë me një të tullë dhe është vetë putin që po përpiqet që ta ndalojë një gjë të tillë.
Lufta e Ukrainës do të fitohet me shembjen e regjimit në Moskë, ka thënë ndër të tjera Meçollari.
“Putin është i paparashikueshëm, dhe Biden ka deklaruar se armët bërthamore janë gati, këtu flitet për vullnetin e Putin për ti përdorur, dhe në këtë situatë që ndodhet ai do të mundohet që të gjejë një zgjidhje për të arritur qëllimin e tij. Putin duket se është në gramën e fundit dhe gjendja e tij psikologjike është më e rënduar në këtë drejtim.
Nuk jemi në kushtet e një grushti shteti pasi ato veprojnë në institucionet kryesore por veprimet e Prikozhin janë janë zhvilluar në jug jo në kushtet e një grushti shteti. Këtë po përpiqet që të ndalojë edhe Putin. Lufta në Ukrainë do të fitohet në Moskë, që do të jetë me rënien e një regjimi”, ka thënë ai. /abcnews.al