Në një intervistë në emisionin “360 Gradë” në ABC News, kapiteni Artur Meçollari, foli për luftën në Ukrainë, dhe sulmet e fundit nga Kievi me raketat amerikane.
Gjatë fjalës së tij kapiten Meçollari, tha se Ukraina ka marrë mbështetje të madhe nga Perëndimi, kundër luftës ruse.
“Ukraina nuk ka buxhet mbrojtje, i merr të gjitha nga perëndimi. NATO ka një buxhet mbrojtje 20 herë më shumë se Rusia”, tha ai
Nga ana e tij kapiteni, Dritan Goxhaj tha se Rusia është në luftë me të gjithë Perëndimin.
Ndërsa eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, u shpreh se numri i ushtarëve rusë të vrarë në fushën e betejës është shumë i lartë, ndërsa shtoi se Ukraina me mbështetjen e Perëndimit, vazhdon të rezistojë.
“Numri i ushtarëve rusë të vrarë në fushën e betejës është i konsiderueshëm. Ukraina me ndihmën perëndimore reziston. Por duket se brenda Rusisë ka nisur të ketë një krizë të vogël brenda ekonomisë së tyre. Ata e dinë shumë mirë se sa mund ta mbajnë një luftë të tillë. Dhe duke mos e mbajtur pafundësisht, presim me shpresën që të vijë Trump”, tha Krisafi.
/abcnews.al/