Kapiten Artur Meçollari thotë se ish-presidenti Donald Trump mund të kandidojë dhe të fitojë zgjedhjet, edhe nëse qëndron në burg.
Në emisonin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Meçollari u shpreh se diçka e tillë ka ndodhur në historinë e SHBA, ku dy persona kandiduan për president, teksa ishin të burgosur.
Sipas Meçollarit, kushtetua në SHBA nuk e ndalon këtë gjë.
“Ngrihet pretendimi që është një gjyq politik sepse është person politik, por kjo nuk provon që është një gjyq politik. Sistemi gjyqësor amerikan është një sistem ndryshe nga i joni. Por kjo gjë nuk e pengon ish-presidentin Trump të kandidojë dhe fitojë, qoftë edhe duke qenë në burg. Ka dy raste në historinë amerikanek ku dy persona kanë kandiduar për president duke qenë në burg. Njëri është në vitin 1920 dhe njëri në vitin 1976, 2004. Nuk të ndalon kushtetuta. Ka vetëm 3 kritere që të kandidosh, mosha 35 vjeç, të jesh qytetar në lindje dhe të kesh jetuar 14 vjet në SHBA”, theksoi ai./abcnews.al