Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Meçe: Integrimi i Shqipërisë drejt BE-së, me hapa pozitivë. Opozita kundër procesit

schedule13:30 - 11 Maj, 2026

schedule 13:30 - 11 Maj, 2026

Analisti Arben Meçe në një intervistë në “NewsLine” në ABC News, foli për procesin e integrimit europian.

Ai tha se ecuria e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është pozitive. Gjatë fjalës së tij, gjithashtu Meçe nënvizoi se opozita nuk është pro integrimit të Shqipërisë.

“Qëndrimet europiane kanë qenë të qarta. Nuk ka asnjë informacion nga ana Procesi i integrimit kalon në disa para, e para është jo politike. Dhe kemi një raport europian që është shprehur pozitiv për futjen e Shqipërisë në Europë. Por mekanizmi se si funksionon BE, nuk përfundon këtu.  Rezolutat që kanë dalë nga disa grupime partiake, për hir të vërtetës gjithë qëndrimi i PD i artikuluar në deklaratë, i kemi parë. Por kur vjen në Parlament qëndrimi nuk është më pa asnjë pikë përgjegjësie.



Përfaqësues të partive popullore, kanë kërkuar të bëhen amendamente, por të gjitha janë rrëzuar. Qëndrimet politike të të gjithë komuniteteve europiane janë të qarta. Faza tjetër është ajo teknike dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse shprehin opinionet e veta. Nëse në mars ka nisur debatimi i IBAR, janë dy muaj, s’mund të thuash që është bllokuar procesi. Nëse ka një këndvështrim politik që është pozitiv, tashmë kalohet në një tjetër fazë serioze”, tha mes të tjerash ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!