Meçe: Fenomeni Meta, zbërthimi i një strukturë kriminale në Shqipëri! Avokati: Ky është precedenti i fitores!

schedule20:28 - 23 Tetor, 2024

schedule 20:28 - 23 Tetor, 2024

Gjykata e posaçme konfirmoi këtë të mërkurë masën e “arrestit në burg” për Ilir Metën.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Arben Meçe u shpreh se “fenomeni Meta është zbërthimi i një strukture kriminale në Shqipëri”.

“Është në periudhë ku në krye të shtetit cek ndodhet një person i fuqishëm politik dhe u bë Pazar mes Berishë dhe tij. Atij iu dhurua CEZ. Problemi u prodhua kur ai person i fuqishëm në Çeki ra nga pushteti dhe ky është momenti kur shteti shqiptar ja mori atë që i dha dhe këtu është gjithë loja e Berishës. Por në momentin kur fuqia politike e pronarit të Çekisë ra, e përzunë nga Shqipëria dhe ju shkoi mendja që këtë gjë ta bëjnë për veten e tyre. Duhet të kuptojmë që fenomeni Meta është zbërthimi I një strukturë kriminale në Shqipëri. E strukturuar në formatin e vet kriminal dhe në krye është Meta. Këto 3 ditë Meta ka ngritur me të madhe goditjen drejtpërdrejt të Dumanit dhe kjo filozofi ka 30 vite në Shqipëri. Kush guxonte të dilte nga struktura që nga ushtari I vogël asgjesohej. Kjo strukturë kriminale ka mbajtur në terror mekanizmin shtetëror, ka mbajtur në terror sistemin e drejtësisë. Sepse kush guxonte, pësonte të njëjtin fat…Ka shumë të tjerë që guxuan të flisnin por u larguan nga administrate. Ata që guxuan t’I dilnin kundër Metës e pësuan…U bë një presion fizik…Pjesa politika ishte koperturë dhe mbështetja që jepej. E njëjta paralele është edhe tek partia e Berishës”, u shpreh Meçe.

Avokati Romeo Kara theksoi se tashmë qytetarët po shohin se po bie një sistem, duke shtuar se arrestimi dhe dënimi i Metës është një precedent i fitores.

Me rëndësi është ne treguam se fitojmë, ky është precedenti i fitores. Para shqiptarëve doli delenxhiu i vërtetë që është. Sot pamë një pjesë gjyqësori që është i pavarur”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!