Sandro Tonali është një talent në mesfushë dhe shumë klube të mëdha janë të interesuara për 19-vjeçarin e Brescias. Interi dhe Juventusi po garojnë për shërbimet e tij, teksa pëlqehet shumë edhe në Premier League.
Pirlo i ri, kështu e thërrasin në Itali, e ka ndarë mendjen dhe ka vendosur për të ardhmen. Corriere dello Sport raporton se Tonali, i cili është një tifoz i Milanit, dëshiron të vazhdojë karrierën tek Interi. Ai i sheh zikaltrit si skuadrën e duhur dhe Antonio Conte është shkaku kryesor i kësaj zgjedhje.
“Dallëndyshet” kërkojnë 50 milion euro për kartonin e mesfushorit, por kriza ekonomike e ka ulur çmimin e tij dhe presidenti Zhang pritet të mbyllë operacionin për rreth 30 milion euro, duke i dhuruar trajnerit Conte një lojtar shumë të mirë. /abcnews.al