“Me zemër flori”, kompania britanike mesazh prekës për Klement Çupin

schedule15:09 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 15:09 - 3 Dhjetor, 2019

Klement Çupi ishte një ndër viktimat  e tërmetit të 26 Nëntorit. Imazhi i tij nën rrënoja ku pas shumë orësh betejë nuk arriti të dilte gjallë që aty preku zemrat e të gjithëve.

Klementi humbi jetën me nënën dhe babain e tij, ndërsa kishte pak ditë që kishte ardhur në Shqipëri. I riu jetonte në Angli, ndërsa punonte si taksist ne Oxford. Së fundmi kompania ku ai punonte ka ndarë një mesazh prekës.

Me trishtim të madh ju njoftojmë se kemi humbur një nga shoferet tane të mrekullueshëm Klement Cupi në tërmetin tragjik ne Shqiperi. Klemi ishte gjithnjë i buzëqeshur, me humor dhe kishte nje zemer flori. Ai ishte i dashur nga të gjithë ata që kishin fat ta njihnin. Ishtë një humbje e madhe për të gjithë në stafin 001, shoferët dhe klientët tane.

Klem shkoi në shtëpi në fundjavë për të kaluar kohën me familjen e tij para sezonit festiv, kur tragjedia i godit ndërsa ata po flinin. Mjerisht, të dy prindërit e Klem humben jeten gjithashtu.

Tani po mbledhim fonde për të mbështetur pjesen e mbetur te familjes se tij”, shkruan kompania./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!