Modelja dhe ish-konkurrentja e Për’puthen, Mikela Pupa, ka rishpërndarë në Instastory videon e xhiruar në një nga klubet e vendit, ku një vajzë thuhet se është droguar dhe shfytëzuar nga dy të rinj. Ajo ka reaguar e revoltuar duke u shprehur se i vjen turp që është shqiptare.
Sipas Mikelës, një vend kaq i vogël, në vend që ta ndihmojë vajzën, por i kthehet dhe e gjykon.
“Më vjen turp që i përkas këtij vendi. Këto vajza rreth e rrotull si nuk e vuri njeri veten në vendin e kësaj vajze dhe ta shoqërojë në shtëpi. Një vend i vogël dhe i ndyrë ku në vend që të ndihmojmë jemi të parët të shajmë e të gjykojmë. Kthyet një vajzë të të dehur në k*rvë brenda natës”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që ky reagim i saj është shoqëruar nga shumë komente, të cilat kanë qenë më së shumti negative ndaj Mikelës./abcnews.al