“Më vjen shumë keq për Messin”, ish-legjenda franceze: Është dëshmitar i lindjes së një ylli

schedule15:15 - 26 Shkurt, 2022

schedule 15:15 - 26 Shkurt, 2022

Lionel Messi u transferua te PSG gjatë merkatës së verës duke u larguar nga Barcelona, ku kishte edhe shkëlqimin e tij në karrierë.

Përshtatja e “Pleshtit” në Ligue 1 nuk ndodhi ashtu siç vetë sulmuesi dhe drejtuesit e PSG kishin menduar, prandaj edhe paraqitjet e tij nuk janë në një nivel të kënaqshëm.

E kur flasim për përshtatjen e argjentinasit në Paris ka folur edhe ish-legjenda franceze, Emanuel Petit i cili shprehet se i vjen keq për “pleshtin” ndërsa shton se ai është dëshmitar se tashmë një yll i ri ka lindur, duke iu referuar Kylian Mbappe.

“Ndjej një keqardhje për Messin kur e shoh në fushë, ne të gjithë duam që ai të ketë sukses dhe të marrë përdore skuadrën ashtu si bënte me Barcelonën. Unë nuk dua të vendos Messin kundër Mbappe, por për shtatë muaj kemi qenë dëshmitar të “vdekjes” së një mbreti dhe lindjes së një tjetri”, u shpreh Petit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!