“Më vjen më shumë keq për shokun se burgun”: Marius Dema ia plas së qarës para policëve pas krimit në Tiranë

schedule12:27 - 11 Maj, 2021

schedule 12:27 - 11 Maj, 2021

Menjëherë pas dorëzimit në polici, Marius Dema i dyshuar si personi që qëlloi për vdekje Mehmet Qemën m brëmë në Tiranë ka filluar të rrëfejë para oficerëve të policisë se çfarë ndodhi që arma shkrepi.

Siç raporton për abcnews.al gazetarja Xhensila Kodra, Dema është shprehur se nuk e dinte që arma ishte e mbushur në momentin që ia ka drejtuar Qemës. Duke qarë me ngashërim, ai u shpreh se më shumë i vinte keq për shokun që vrau se për burgun që do të bëjë.

Krahas Demës, në polici është dorëzuar edhe Frenkli Myftari, i cili ndodhej mbrëmë në të njëjtën tavolinë me të tjerët kur Demaj qëlloi ndaj Qemës.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkime dhe Erlind Pekën, Bralind Agajn, Blerim Hotin dhe Xhuliano Koçin.

Lexo edhe: Ish i dashuri në kërkim nga policia, këngëtarja e njohur reagon për vrasjen e 27-vjeçarit

Të gjitha ata njiheshine dhe si “Banda e 5Majit” dhe kishin njohje me mjaft reperë të njohur në vend duke u bërë pjesë e klipeve të tyre.

Abcneës.al mësoi se në ambientin ku ndodhi vrasja e Qemës policia ka gjetur edhe pajisje për prodhimin e bitcoin, të cilat i ka sekuestruar.

Më herët, grupi i djemve në fjalë ishin bërë kryefjala e mediave greke dhe shqiptare pas një videoje të publikuar nga Frenkli Myftari në Instagram duke përshëndetur pikërisht Demën dhe Qemën teksa “vë në rresht një togë me ushtarë në Greqi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!