Pas eliminimit të Enisit dhe Soarit, kandidatja e tretë Alba ka zgjedhur për të sfiduar Mikelen dhe Kristinën në Dance Reality Show “T’ka mami yll”
Një sfidë shumë e fortë, e cila ka vendosur jurinë në vështirësi. Fillimisht, ai që ka arritur të kalojë më tej ishte Mikele. Ndërkohë mes mamave të Kristinës dhe Albën është krijuar një debat, i cili është zgjidhur lehtë pasi të dyja vajzat kanë arritur të jenë pjesë e spektaklit.
Ka qenë kryetari i jurisë, Albi Nako që ka dhënë këtë lajm duke i gëzuar konkurentët dhe padyshim duke e mbyllur këtë mbrëmje me plot emocion.
“Me që e ëma e Albës u pozicionua në mënyrë instiktive në skuadrën blu, unë them që Alba të shkojë në skuadrën blu.
Ndërsa Kristina më vjen keq për ty që erdhi ky moment, por jam i detyruar të të them që ti duhet të provosh tmerrin e provave që do të vazhdojnë në vijim. Kështu që nuk ka asnjë të eliminuar këtë javë, sepse e meritojnë të tre vazhdimin e garës”, tha ai. /abcnews.al/