Kushërirat e njohura, Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj janë gjithmonë në qendër të mediave rozë që prej vitit 2018, kur patën edhe një konfikt me njëra-tjetrën.
U përfol se vajzat ishin grindur për shkak të grimierit Ariel. Flitej se Beatrix i kishte kërkuar Arielit ta ndihmonte me karrierën në Amerikë, por Anxhelinës nuk i kishte pëlqyer për shkak të xhelozisë.
E ftuar në “Prive”, Anxhelina ka sqaruar për herë të parë këtë ngjarje, duke bërë të ditur se ka qenë një zënkë e vogël, e cila nuk kishte të bënte me grimierin. Ajo është shprehur se për të ndihmuar Beatrixin do bëhej dhe vetë copë.
“Me Beatrixin ka qenë një zënkë e tipit, pse ma dhe e pse ta dhashë, jepma mua, e pata unë, pa lidhje. Beatrixit i ngel hatri shumë. Më pati hequr nga followersat, e pati me mua dhe hoqi mamin, Agnesën, i hoqi të gjithë. Pastaj dhe unë e mbajta inatin, thoja pse ma ka hequr folloë-in.
Unë u bëra gati të thoja se nuk ka lidhje çfarë thonë njerëzit se unë Beatrixin e kam si Agnesën, motër. Normal që të mbet hatri shumë tek dikush që e do sesa tek dikush që nuk të intereson, kështu që më vinte shumë inat kur thonin njerëzit që janë “hangër” se s’ka dashur që Arieli t’i ndihmojë. Unë për të ndihmuar Trixin bëhem copë vetë.
Më vinte shumë inat kur thonin njerëzit që janë zënë për këto gjëra banale, por nuk është e vërtetë, ka qenë një zënkë, një diçka pa lidhje në shtëpi ashtu por ka qenë hëna më e plotë a nuk e di dhe e ka mbajtur më shumë inatin“, ka treguar Anxhelina./abcnews.al