Me veshje kombëtare, Baca Sadik nga Istogu i Kosovës në Tiranë, valëvit flamurin shqiptar në bulevard

schedule12:31 - 28 Nëntor, 2023

schedule 12:31 - 28 Nëntor, 2023

Quhet Sadik Maxharraj-BACA, dhe as mosha e as koha e keqe e me shi, nuk e ndali sot të vijë nga Istogu i Kosovës në Tiranë, për festën kombëtare.

Për mikrofonin e ABC Neës ai thotë se zgjodhi Tiranën, për t’iu bashkuar paradës së shqiptarisë.

“Kam qenë në Vlorë, për festën e flamurit, por sot erdha në Tiranë, meqë është parada e shqiptarëve këtu. Zgjodha të jem më gjithë shqiptarët sot këtu.

Kam qenë profesor i historisë. Kam punu në arsim 42 vjet e 8 muaj e 17 ditë, iu kam mësuar të gjithë brezave historinë e popullit shqiptar cep e me cep. Jam shumë i lumtur që kam qenë profesor i historisë.

Ne këmi një kombëtare shqiptare, sepse luan e gjithë Shqipëria. Isha në Tiranë, edhe më 20 nëntor rëndësi ka që jemi kualifikuar.” tha ai për ABC News./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!