Më vdekjeprurëse se koronavirusi, shfaqet “pneumonia e panjohur”

schedule10:43 - 10 Korrik, 2020

schedule 10:43 - 10 Korrik, 2020

Kazakistani po përballet me një ‘pneumoni të panjohur’ më vdekjeprurëse sesa koronavirusi. Të paktën kështu raportojnë autoritetet kineze.

Paralajmërimi vjen pasi autoritetet e Kazakistanit kanë paralajmëruar për një valë të  dytë të Covid-19, por edhe një rritje të rasteve të pneumonisë. Ministria e shëndetësisë këmbënguli duke thënë se  pretendimi kinez për pneumoninë nuk ishte i vërtetë, shkruan Daily Mail.

Ministria e Shëndetësisë së Kazakistanit ka regjistruar më shumë se 32,000 raste të pneumonisë midis 29 qershorit dhe 5 korrikut  dhe 451 viktima. Ndërkohë numri zyrtar i rasteve me koronavirus  në Kazakistan është 53.021, dhe 296 viktima, raporton abcnews.al.

Rreth 28,000 pacientë që vuajnë nga kjo pneumoni e panjohur janë shtruar në spital. Fotot dhe videot e publikuara tregojnë të afërmit e viktimave që radhiten para një morgu në qytetin më të madh Almaty për të marrë kufomat e të afërmve, abcnews.al

 

 

Ambasada kineze deklaroi se Kazakistani konfirmoi 1.772 viktima nga pneumonia në gjysmën e parë të vitit, me vetëm  628 në qershor, disa prej të cilëve ishin shtetas kinezë, raporton abcnews.al

“Departamentet e shëndetësisë po kryejnë studime në lidhje me virusin e pneumonisë, por ende nuk kanë identifikuar virusin”.

Saule Kisikova, shefi i departamentit të kujdesit shëndetësor në kryeqytetin Nursultan, tha për agjencinë e lajmeve Kazinform: ‘Rreth 300 persona të diagnostikuar me pneumoni po shtrohen në spital çdo ditë’.

 

Vendi po nxiton për të blerë 1.600 ventilatorë shtesë dhe 800 ambulanca për të përballuar rritjen alarmante, thonë raportet. Presidenti Kazakistan Kassym-Jomart Tokaev në një fjalim televiziv paralajmëroi: ‘Tani më  e rëndësishme është  të shmangim panikun në shoqëri’.

“Ne në thelb kemi të bëjmë me një valë të dytë të koronavirusit, shoqëruar me një rritje të infeksioneve të pneumonisë,” tha ai.

 

‘Kërcënimi i koronavirusit nuk duhet të nënvlerësohet. Është e gabuar të mendosh se është një grip i zakonshëm, është një sëmundje shumë më e fshehtë dhe e rrezikshme, ‘tha ai.

Paralajmërimi i Kinës në lidhje me pneumoninë e panjohur, duket i njejtë me kohën  kur shkencëtarët kinezë njoftuan botën në janar se ata kishin zbuluar një virus si kurrë më parë që i ngjante pneumonisë, i njohur tani si SARS-CoV-2.

 

Diplomatët u kërkuan shtetasve kinezë të ndërmarrin të njëjtat masa paraprake siç vepruan me koronavirusin, i cili ishte me origjinë nga Wuhan dhe ka infektuar më shumë se 12 milion njerëz në mbarë globin. Kjo do të thotë që njerëzit të mos largohen nga shtëpitë e tyre vetëm në rastet kur është e nevojshme, të përdorin  maska për fytyrën, të praktikojnë distancën sociale dhe të lajnë duart  shpesh./abcnews.al