Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me variantet e reja nuk mjafton vetëm vaksina, pse kemi nevojë për një strategji të fortë globale

schedule10:05 - 7 Prill, 2021

schedule 10:05 - 7 Prill, 2021

The Conversation

Në fund të vitit 2020, ekzistonte një shpresë e fortë që nivelet e larta të vaksinimit  do të krijonin mundësinë që njerëzimi të fitonte luftën ndaj SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19. Në një skenar ideal, virusi do të ishte nën kontroll duke ulur në këtë mënyrë edhe numrin e rasteve dhe viktimave.

Por që nga ajo kohë, ” variantet e reja shqetësuese ”  janë shfaqur dhe përhapur në të gjithë botën, duke vënë në rrezik përpjekjet aktuale të kontrollit të pandemisë, përfshirë vaksinimin.

E thënë ndryshe, loja ka ndryshuar, dhe një shpërndarje e suksesshme e vaksinave aktuale globalisht nuk është më një garanci për fitore.

Askush nuk është me të vërtetë i sigurt nga COVID-19 derisa të gjithë të jenë të mbrojtur. Ne jemi në një garë me kohën për të ulur numrin e rasteve dhe viktimave  dhe për të ndaluar përhapjen e varianteve të reja.

Rreziku më i madh që i kanoset botës është shfaqja e varianteve të reja që mund të kapërcejnë imunitetin nga vaksinat.

Për më tepër, shumë vende kanë mungesë të kapacitetit për të identifikuar  variantet e reja përmes mbikëqyrjes gjenomike.

Kjo do të thotë se situata mund të jetë edhe më serioze sesa duket. Task Forca e Komisionit Lancet COVID-19 për Shëndetin Publik, ka bërë thirrje për veprim urgjent në përgjigje të varianteve të reja, raporton abcnews.al

Gjithashtu duhet të përshpejtohet programi i vaksinimit në të gjitha vendet në  mënyrë të barabartë.

Së bashku, këto strategji do të eleminojnë virusin.

Cilat janë ‘variantet më shqetësuese’?

Mutacionet gjenetike të viruseve si SARS-CoV-2 po përhapen me shpejtësi, por disa variante janë etiketuar si  ” variante shqetësuese “, sepse ato mund të ri-infektojnë njerëzit që kanë qenë të infektuar dikur ose edhe janë vaksinuar.

Mutacione të ngjashme po përhapen  në vende të ndryshme njëkohësisht, që do të thotë që as kontrollet kufitare dhe nivelet e larta të vaksinimit nuk mund të mbrojnë vendet nga variantet që janë përhapur përfshirë edhe ato më  shqetësuese.

Nëse ka nivele të larta transmetimi të virusit, dhe përhapje më të gjerë të SARS-CoV-2, kudo në botë, më shumë variante  do të lindin në mënyrë të pashmangshme dhe variantet më infektive do të dominojnë.

Me lëvizjen ndërkombëtare, këto variante do të përhapen.

 

Përvoja e Afrikës së Jugut ka treguar që infeksioni nga SARS-CoV-2 ofron vetëm mbrojtje të pjesshme kundër variantit B.1.351 dhe është rreth 50% më i transmetueshëm sesa variantet para-ekzistuese. Varianti B.1.351 është zbuluar tashmë në të paktën 48 vende që nga Mars 2021.

Ndikimi i varianteve të reja në efektivitetin e vaksinave nuk është ende i qartë. Dëshmitë e fundit të botës reale nga Mbretëria e Bashkuar sugjerojnë që të dy vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca ofrojnë mbrojtje të konsiderueshme kundër sëmundjeve të rënda dhe shtrimeve në spital nga varianti B.1.1.7.

Nga ana tjetër, varianti B.1.351 duket se zvogëlon efikasitetin e vaksinës AstraZeneca kundër sëmundjeve të lehta deri të moderuara. Ende nuk ka prova  nëse   zvogëlon gjithashtu efektivitetin kundër sëmundjes së rëndë, raporton abcnews.al

Për këto arsye, zvogëlimi i transmetimit në komunitet  është jetik. Asnjë veprim i vetëm nuk është i mjaftueshëm për të parandaluar përhapjen e virusit; qeveritë duhet të kenë në fuqi  masa të forta të shëndetit publik së bashku me programet e vaksinimit

Pse nevojitet  ‘shtypja’ maksimale e virusit?

Sa herë që virusi përsëritet, ekziston një mundësi që të ndodhë një mutacion. Dhe siç po shohim tashmë në të gjithë botën, disa nga variantet rrezikojnë të prishin efektivitetin e vaksinave.

Kjo është arsyeja pse bota ka kërkuar një strategji globale të “shtypjes maksimale”.

Drejtuesit e shëndetit publik duhet të përqendrohen në përpjekjet për të eliminuar maksimalisht shkallën e infeksionit, duke ndihmuar kështu në parandalimin e shfaqjes së mutacioneve që mund të bëhen variante të reja shqetësuese.

Vaksinimi i shpejtë nuk do të jetë i mjaftueshëm për të arritur këtë; masat e vazhdueshme të shëndetit publik, të tilla si maskat e fytyrës dhe distancimi fizik, do të jenë gjithashtu jetike. Ventilimi i hapësirave të brendshme është i rëndësishëm, disa prej të cilave janë nën kontrollin e njerëzve.

Shpërndarje  e barabartë e vaksinave

Kapitali global në aksesin e vaksinave është gjithashtu jetik. Vendet me të ardhura të larta duhet të mbështesin mekanizmat shumëpalësh siç është struktura COVAX, të dhurojnë vaksina të tepërta në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe të mbështesin prodhimin e vaksinave.

Sidoqoftë, për të parandaluar shfaqjen e varianteve virale shqetësuese, mund të jetë e nevojshme t’i jepet përparësi vendeve ose rajoneve me prevalencën më të lartë të sëmundjes dhe nivelet e transmetimit, ku rreziku i shfaqjes së varianteve të tilla është më i madh, raporton abcnews.al

Ata që kanë kontroll mbi burimet, shërbimet dhe sistemet e kujdesit shëndetësor duhet të sigurojnë mbështetje të disponueshme për profesionistët shëndetësorë për të menaxhuar pacientët  e shtruar në spital për periudha më të shkurtra gjatë valëve të virusit pa ulur kujdesin për pacientët që nuk janë të infektuar me Covid.

Sistemet shëndetësore duhet të përgatiten më mirë ndaj varianteve të ardhshme. Përpjekjet për eliminimin e virusit duhet të shoqërohen nga:

1.Programe të mbikëqyrjes gjenomike për të identifikuar më shpejt variantet në zhvillim në më shumë vende të botës

2.Programe të shpejta vaksinimi në shkallë të gjerë për gjeneratën e  dytë dhe rritje të kapacitetit të prodhimit në shpërndarjen e vaksinave

3.Studimet rreth  efektivitetit të vaksinave në variantet shqetësuese ekzistuese dhe të reja

4.Përshtatja e masave të shëndetit publik dhe ri-angazhimi për përmirësimin e sistemit shëndetësor (të tilla si sigurimi i pajisjeve mbrojtëse personale për personelin shëndetësor)

5.Mundësimi i ventilimit, distancimi ndërmjet njerëzve dhe një sistem efektiv i gjetjes, provës, gjurmimit dhe izolimit.

Variantet shqetësuese të COVID-19 kanë ndryshuar lojën. Ne duhet të  veprojmë sipas informacioneve që kemi nëse  duam të shmangim valët e ardhshme të infeksioneve, duhet të vendosim më shumë bllokime dhe kufizime, për të shmangur gjithashtu rritjen e rasteve dhe viktimave. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!