Mik i reperëve, zbulohet fotoja e të riut që u vra në Tiranë

schedule00:16 - 11 Maj, 2021

schedule 00:16 - 11 Maj, 2021

Mehmet Qema 27 vjeç u qëllua me pistoletë mbrëmjen e sotme në rrugën “5 Maji” në Tiranë duke ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve.

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja ka siguruar foton e viktimës. I riu me varëse dhe tatuazh në qafë, sipas të dhënave paraprake dyshohet se u qëllua pas një konflikti mes disa personave.

Viktima rezulton pa precedent penal. 7 persona janë shoqëruar deri tani. Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!