Shqipëria do të transformohet së shpejti në pjesë të rrjeteve hekurudhore europiane ndërsa Zvicra do të japë eksperiencën e saj për zhvillimin e transportit hekurudhor. ZV.kryeministrja njëherësh ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku po zhvillon aktualisht një vizitë zyrtare në Zvicër ku është takuar me homologun e saj Albert Rosti me të cilin diskutoi rëndësinë e infrastrukturës hekurudhore për një vend.
Projekti i parë ku Zvicra do të japë asistencën e saj është hekurudha Tiranë –Durrës e cila parashikohet të përfundoj në fullim të 2027 kur parashikohen të vijnë trenat elektrikë.
Hekurudha Tiranë – Durrës – Rinas do të ketë 7 stacione, ndërsa qendrori do të pocizionohet në vendin e njohur si Stacioni i Trenit në Tiranë.Gjatë vitit 2026 në vend pritet të nisin edhe një sërë projektesh të tjera hekurudhore duke veçuar hekurudhën midis Kosovës dhe Shqipërisë apo segmenti nga Rrogozhina në drejtim të Fierit .

