Me tren nga Seuli në Penian, dy Koretë arrijnë marrëveshjen

schedule14:42 - 26 Dhjetor, 2018

schedule 14:42 - 26 Dhjetor, 2018

Korea e Veriut dhe ajo e Jugut kanë rënë dakord për ndërtimin e një linje hekurudhore të përbashkët. Projekti u prezantua në një ceremony e cila do të jetë tashmë pjesë e historisë.

Një tabelë rrugore tregon rrugën për në Seul dhe atë për në Penian. Është vendosur në stacionin koreanoverior të Panmun, në fshatin ndërkorean të Kaesong, në kufo mes dy vendeve. Për momentin është vetëm simbolike dhe u inagurua me një ceremony që do të mbetet pjesë e historisë sepse Korea e Jugut dhe e Veriut firmosën një project rilidhjeje të rrjeteve hekurudhore dhe rrugore të të dy vendeve, një projekt që mund të jetë dhe një portë drejt Europës.

Një tren special nga Seuli, me në bord rreth 100 koreanojugorë mes të cilëve dhe ministri i transportit Kim Hiun-mee, përgjegjësi për bashkimin mes dy Koreve, deputetë, zyrtarë dhe teknikë, mbërriti në stacionin e Panmun. Në bord ndodheshin dhe disa anëtarë të familjeve të ndara nga Lufta e Koresë e cila përfundoi në vitin 1953.

Edhe delegacioni koreanoverior përbëhej nga rreth 100 funksionarë të lartë por dhe zyrtarë të kombeve të bashkuara dhe të Rusisë, Kinës dhe Mongolisë.

Ngjarja përfaqëson një tjetër hap përpara në afrimin e dy Koreve me një vendim të marrë që në shtator gjatë samitit të tretë në Penian mes presidentit koreanojugor dhe liderit të Koresë së veriut. Nuk ka end enjë datë të saktë për nisjen e punimeve dhe kohëzgjatjes së tyre.

Por mund të ketë vonesa si pasojë e bllokimit të dialogut për armët bërthamore nga Peniani dhe sanksioneve ndërkombëtare ndaj Koresë së Veriut. /abcnews.al