“Më thoshte se do të më vriste”, këngëtarja e njohur rrëfen detaje për marrëdhënien abuzive që kishte

schedule15:37 - 4 Tetor, 2022

schedule 15:37 - 4 Tetor, 2022

Këngëtarja amerikane, Jana Kramer ka zbuluar detaje nga një marrëdhënie abuzive kur ishte më e re. Teksa theksoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Dhunën në Familje, këngëtarja ndau një foto nga adoleshenca ku ishte ulur në prehrin e mamasë së saj ndërsa të dyja buzëqeshnin para kamerës.

Krahas fotos, ajo flet për ish partnerin që e dhunonte dhe kërcënonte se do ta vriste. “Kjo është një foto shumë e vështirë për mua. Dikush mund ta shikojë këtë dhe të shohë dy fytyra të buzëqeshura. Një vajzë me nënën e saj.”, shkroi ajo krahas postimit postimin emocional.

Por ajo që ishte nën buzëqeshje është diçka për të cilën unë ende e kam të vështirë ta flas edhe sot e kësaj dite. Nuk i mbaj mend arsyetimet që u thashë njerëzve kur shkova në shtëpi për t’i shpëtuar abuzuesit tim për prerjet dhe gërvishtjet në shpatullat dhe krahët e mi, apo pse më dhembnin brinjët.

Por kur shikoj këtë foto, kjo është gjithçka që shoh. Unë shoh një vajzë të thyer, e cila javë më parë ishte ngulitur në tokë, ndërsa njeriu që më “donte” po më mbyste duke më thënë se do të më vriste.”, shkroi ajo. /abcnews.al