Mbrëmjen e djeshme një 21-vjeçar nga Delvina është futur në një dyqan në Sarandë dhe nën kërcënimin e thikës ka vjedhur një aparat celular.
Policia po punon për kapjen e 21-vjeçarit. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin K. Q., 21 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), një aparat celular, në dyqanin e shtetasit F. D. Punohet për kapjen e tij” njofton policia.