Autoritetet në Katalonjë po hetojnë për terrorizëm lidhur me sulmin e mëngjesit të sotëm në një stacion policie. Gjatë atentatit, autori me origjinë nga Algjeria mbeti i vrarë.
Policia e Katalonjës, Mossos po heton ngjarjen e mëngjesit të së hënës në stacionin e policisë Cornella në Barcelonë si një sulm terrorist. Komisari Rafel Comes, përgjegjës për luftën kundër terrorizmit, ka identifikuar autorin si Abdelouahab Taib, i cili ka tentuar të hyjë në stacion dhe të sulmojë agjentët me një thikë në duar duke thërritur “Allah” dhe shprehje të tjera që nuk mund të identifikoheshin. Mosso bën me dije se thika kishte përmasa të mëdha.
Disa pas sulmit, komisari doli në një konferencë për shtyp për të shpjeguar episodin, por duke mbajtur të fshehta disa detaje kryesore të hetimit. Autori i ngjarjes me origjinë nga Algjeria por me shtetësi spanjolle, ishte afruar tek qendra policore me pretendimin se donte të bënte një pyetje. Më pas një agjent i ka hapur derën dhe në atë moment agresori ka nxjerrë thikën dhe ka filluar sulmin.
Por më pas agjentët e tjerë kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar mbi autorin duke e lënë të vdekur. Komisari nuk ka detajuar sa të shtëna ka pasur dhe ku është qëlluar Taib. Gjithashtu është konfirmuar se 29-vjeçari nuk kishte pasur rekorode kriminale të mëparshme. Aktualisht dyshohet se Taib është radikalizuar sëfundmi. Policia e Katalonjës njoftoi se dy agjentët që u përballën me agresorin po marrin trajtim psikologjik./abcnews.al