“Më thërrasin më shumë “beb” sesa Naun”, aktori tregon historinë e emrit të tij

schedule13:50 - 8 Shtator, 2022

schedule 13:50 - 8 Shtator, 2022

Të ftuarit e ditës së sotme ne “ABC e mengjesit” ishin Naun dhe Rajmonda Shundi. “Zonja e Bujtines” është teatri më I ri në kryeqytet dhe ky teatër është i hapur pikërisht në shtëpinë e tyre. Një  teatër privat, një iniciativë e re e tyre i cili u lejon artistëve ta shprehin më mirë veten përmes artit që ata krijojnë.

“Zonja e Bujtinës” e ka celur siparin që ne datën 29 korrik ku pranë publikut u dhanë 2 shfaqjet e para “Qeni” dhe “Të gjithë janë të çmendur”, të cilat janë shkruar nga aktori, regjisori dhe dramaturgu Naun Shundi, intepretuar nga  aktorja Rajmonda Shundi dhe aktori Ervin Bejleri.

Gjatë bisedës, Rajmonda i drejtohet Naun Shundit me emrin “bebi” dhe i pyetur nga moderatori Alban Musa, ai e shpjegon: “Jam mësuar që i vogël të më thërrasin “bebi”. Emri ka një gjë që gjithmonë ta vendosin të tjerët, nuk ia vendos dot vetë vetes emrin. Kështu që fajin ose meritën e kanë të tjerët duke filluar nga prindërit e mi të cilët I kujtoj gjithmonë me shumë mall që më thirren ‘bebi’“.

“Si duket nuk kishte një emër adapt që I shkonte sepse ma ka treguar ime vjehrrë. Nuk I vinim dot një emër sepse spo na pëlqente asnjë dhe “bebi” zgjati goxha. Derisa doli emri Naun, por ne familjarët e thërrasim më shumë “beb” sesa Naun”, shton Rajmonda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!