“Më thanë që u thye tersi”, Halili flet për derbin e fituar

schedule23:48 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 23:48 - 15 Dhjetor, 2019

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka folur në emisionin Zona Gol në Supersport pas fitores së ekipit të tij në derbi kundër Partizanit. Halili u ndalua më shumë te ndeshja derbi e fituar, si dhe te disa tema te tjera rreth ekipit të tij.

“Nuk kishte lot në përfundim të derbit, por emocion i madh dhe të gëzuar jashtë mase për fitoren që bëmë mbas shumë vitesh. Të them të drejtën kur kam mundësi i ndjek të gjitha ndeshjet. Jam tifoz i Juves, më shumë përqendrohem tek Italia.

Kemi diçka në plan për të bërë për 100-vjetorin, por po e mbajmë sekret. Diçka do të ketë lidhur me fanellën. Më mirë ta zbulojmë ditën e 100-vjetorit.

Kjo ishte një fitore e bukur që na shijoi të gjithëve. E kemi pritur për shumë vite. Kemi bërë merkato të mirë, por unë personalisht jam shumë i pakënaqur për vetë kontingjentin e lojtarëve. Derbi ishte nga ato ndeshjet e rralla që u bashkuan të gjithë bashkë, klub dhe staf. Para ndeshjes iu fola ashpër dhe i kam kritikuar që mund të penalizohen.

Pashë që kishte një mobilizim, ishte një ndeshje ku luftuan të gjithë dhe morën atë fitoren që na gëzuan të gjithë pamasë. Ndoshta ka qenë edhe stadiumi i ri. Kënaqësi e madhe. Ishte stadiumi dhe fusha që na ktheu fatin. Shpresoj ta kemi dhe në ndeshjen e ardhshme, me çdo skuadër që luajmë.

E kam parë 2 herë ndeshjen nga fillimi deri në fund, për të qenë edhe i qetë, se në stadium kemi emocion dhe nuk i shikojmë të gjitha. E kam parë disa herë golin e Cobinnah.

Gëzimin e parë e ndava me rrethin e ngushtë të shoqërisë. Prisnim të kishim bileta më shumë, me qenë se stadiumi është i madh. Vetëm 15 kishim. Thamë u thye tersi dhe shumë të tjera. Ishte moment shumë i gëzueshëm”./abcnews.al

Halili në emisionin Zona Gol

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!