“Më tha vetë merri paratë, donte t’i hidhte fajin burrit”, Alda Klosi mohon inskenimin e grabitjes, dyshimet e policisë

schedule09:42 - 4 Shkurt, 2023

schedule 09:42 - 4 Shkurt, 2023

Ndërsa pastruesja Rozeta Dobi pretendon se vjedhja e 120 mijë eurove në shtëpinë e ish zyrtares Alda Klosi ishte një inskenim, kjo e fundit pretendon se nuk është e vërtetë. Rozeta Dobi, e cila u arrestua me të birin, Havier Dobi ka thënë se kanë bashkëpunuar pasi Klosi donte të bënte përgjegjës burrin.

Abc News mëson se Klosi ka mohuar që të jetë bashkëpunëtore. Policia ka dyshime për të dyja dëshmitë, edhe të Rozeta Dobit, edhe të Alda Klosit. Pasi dëshmia e Dobit mund të jetë për të shpëtuar të birin. Ndërsa dëshmia e Klosit, që nuk ka pasur bashkëpunim, për fshehjen e lekëve po merret me rezerva nga hetuesit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!