Lei Kraja është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Moderatorja sportive është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit foto mjaft provokative.
Së fundmi, moderatorja ka tërhequr vëmendjen teksa ka pozuar pranë bregdetit. E veshur me bikini, duke nxjerrë në pah format perfekte trupore, Lei ka rënë sërish në sy me thjeshtësinë që e karakterizon.
Ndërkohë, nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve, të cilët e kanë komplimentuar për paraqitjen e saj. “Mbretëreshë e bukurisë shqiptare, ylli i bukur”, ka rënë në sy njëri prej komenteve të fansave. /abcnews.al/