Kartonët e verdhë nuk munguan këtë javë të Superiores dhe janë disa lojtarë që humbin takimet e radhës për skuadrat e tyre. Ka edhe nga ata që panë t’u ngrihej i kuqi para fytyrës së tyre.
E provuan lojtarë të rinj si Jurgen Çelhaka i Tiranës dhe Erald Hyseni i Luftëtarit, dy lojtarë që i humbin përballjet e radhës me skuadrat e tyre. Këtë javë nuk mund të luajë as Ariel Muçollari i Flamurtarit, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Ekipi më i dëmtuar është Bylisi, që nuk do të ketë kundër Skënderbeut dy autorët e golave ndaj Vllaznisë. Donald Mëllugja dhe Emiliano Mozzone nuk mund të luajnë për shkak kartonësh të verdhë, pasi u ndëshkuan në Shkodër. /abcnews.al

