Premier League ka shpallur më të mirët e muajit nëntor. Çmimin e trajnerit më të mirë e ka marrë Jurgen Klopp, i cili po udhëheq Liverpool drejt fitimit të titullit kampion, trofe që mungon te “The Reds” prej vitit 1990.
Trajneri gjerman rinovoi ditën e sotme kontratën me ekipin anglez deri në vitin 2024, teksa është nderuar edhe me çmimin e trajnerit më të mirë të muajit. Klopp e fitoi këtë çmim edhe në muajt gusht dhe shtator, teksa në tetor triumfoi Frank Lampard i Chelsea.
Goli më i bukur i muajit nëntor ka shkuar për Kevin De Bryune, i cili realizoi një gol fantastik në barazimin 2-2 kundër Newcastle. Fantazisti belg lëshoi një “predhë” drejt portës kundërshtare me topin që preku traversën dhe u ndal në rrjetë. /abcnews.al
The power behind this ?@DeBruyneKev wins @BudFootball‘s #PL Goal of the Month for November with this cracking strike!#PLAwards pic.twitter.com/RFxxHtcLEE
— Premier League (@premierleague) December 13, 2019