Më të mirët e Euro 2020: Dominim i kampionëve, më pas anglezë dhe zviceranë

schedule16:28 - 12 Korrik, 2021

schedule 16:28 - 12 Korrik, 2021

Italia u shpall skuadra fituese e Euro 2020. Djemtë e Roberto Mancinit fituan në finalen e madhe ndaj Anglisë. 120 minutat u mbyllën në barazim 1-1 dhe gjithçka u vendos nga goditjet e penalltive.

Gigio Donnarumma priti dy të tilla, teksa goditja e Rashford u ndal në shtyllë. Berardi, Bonucci dhe Bernardeschi realizuan golat e fitores për skuadrën italiane, që fitoi Europianin e dytë në histori.

Po cilët u shpallën më të mirët e Euro 2020? Lojtari më i mirë u përzgjodh Gigio Donnarumma, “gardiani” i talentuar i kampionëve.

Cristiano Ronaldo (Portugali) doli golashënuesi më i mirë i turneut me 5 gola, teksa Steven Zuber (Zvicër) dhuroi 4 asiste, si askush tjetër. Portën kundërshtare nuk e goditi kush më shumë se Patrick Schick (Çeki), i cili realizoi 9 goditje në kuadrat.

 

Më të mirët e Euro 2020

Rahem Sterling (Angli) realizoi 20 driblime, ndërsa Marco Verratti (Itali) numëroi 14 pasime kyçe dhe të rëndësishme.

690 pasime për Aymeric Laporte (Spanjë), ndërsa Giovanni Di Lorenzo (Itali) kreu 19 ndërhyrje të sakta. Jorginho është italiani tjetër mes më të mirëve.

Mesfushori i Chelsea ia doli t’i marrë topit kundërshtarëve në 25 raste. Në fund portierët: Jordan Pickford (Angli) e mbajti në 5 ndeshje portën e paprekur, ndërsa Yann Sommer (Zvicër) kreu 21 pritje vendimtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!