Me sytë nga qielli dhe…Berisha/ Meta “president” viziton nga poshtë ballkonit aleatin

schedule22:51 - 27 Prill, 2024

schedule 22:51 - 27 Prill, 2024

Ilir Meta e mbajti fjalën. Pasi mbylli Konvetën që lajmin e bëri per distanicimin e bashkëshortes së tij, deputeten Monika Kryemadhi, Ilir Meta veshi bluzën “Lironi liderin e opozitës”, ku i stampuar është Berisha me dy gishta lart.

Kreu i PL-së vendosi të vijojë shfaqjen, duke bërë marshim nga selia, deri tek rruga e shtëpisë së Berishës, ku ai qëndron në izolim, bashkë me mbështetësit e tij. Kryemadhi nuk ishte mes tyre.

Kjo e shtunë shëntoi 117 ditë që Berisha qëndron në izolim, prej 30 dhjetorit. Por vetëm tani që Ilir Meta u votua për President të partisë së tij, shkoi poshtë ballkonit.

“Janë të shumtë ata që thonë se përse nuk ka ardhur Ilir Meta këtu, ku vijnë shqiptarët dhe patriotët. Por Presidenti duhej të vinte si president tek Presidenti i përgjithshëm, Sali Berisha.

Sigurisht që për Ilir Metën arrestimi i aleatetit të tij është i padrejtë dhe politik, por nga çdo e keqe, ka dhe një të mirë, për kreun e PL.

“Ata kujtojnë se kanë izoluar Sali Berishën, por ata e kanë ndihmuar Sali Berishen, i kanë dhënë një podium më të lartë, e kane afruar me qiellin dhe me Zotin,  që t’u flasë shqiptarëve me kthjellët”.

Vizita më në fund e Metës poshtë ballkonit të Berishës, është zyrtarizimi i një aleance që në 2009 kishte shumicën që qeverisi vendin 4 vjet pa 4 muaj.  Por bashkimi i tyre i ri, bëhet jo në ditën me të mirë të tyre. Sali Berisha në arrest shtepie, ndërsa Ilir Meta i lirë, po me një vështrim herë pas here pas shpatullave, duke pritur një letër nga gjykata.

Takimi virtual i Berishës me Metën u bë tek ai që nga ish presidenti u quajt bulevardi i shpresës. Por ndërsa Sali Berisha dhe foltorja e tij në tre vjet treguan se kanë pjesën e luanit në tortën opozitare, Ilir Meta në luftë dhe me bashkëshorten e tij, duket se shpresë të vetme nuk ka Partinë e Lirisë, por Sali Berishën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!